“Nuk mund ta imagjinoj Milanin pa Gattuson”. Deklaratë e fortë kjo e drejtorit sportiv të Milanit Massimiliano Mirabelli e cila tingëllon se një konfirmim për Genaro Gattuson në stolin e Milanit edhe për sezonin e ardhshëm.
Përpara sfidës ndaj Ludogorets, Mirabelli nënvizoi se e shikon Gattuson edhe për shumë vite te Milani një sinjal mëse i qartë ky se trajneri do të vazhdojë të qëndrojë në krye të kuqezinjëve edhe për sezonin e ardhshëm. Falë punës së shkëlqyer që ka bërë gjatë kësaj periudhe në krye të Milanit, Gattusos do t’i rinovohet kontrata.