Lionel Messi i njeh mirë “lojërat” me topin që bëhen në stërvitje dhe këtë herë është tallur me veprimin e Ousmane Dembele. Sulmuesi i ri nga francez e futi topin mes këmbëve të Jordi Alba gjatë një “Rondo”, si e thërrasin në Spanjë kuadratin dhe reagimi i Messi ishte në mbrojtje të spanjollit. Ai e ndali topin dhe nisi të duartrokasë veprimin e Dembele, duke ngjallur buzëqeshje te shokët e tipit.
Dembele, i blerë për 110 milionë euro, nuk ka arritur të lërë gjurmë në këtë sezon, si pasojë e dëmtimeve të vazhdueshme. Talenti i tij nuk vihet në diskutim dhe e tregoi edhe në këtë rast kur e futi topin me këmbëve të mbrojtësit me përvojë nga Spanja. Gjithsesi, ende nuk dihet nëse duartrokitja e Messi ka qenë ironike apo për të inkurajuar futbollistin.