Shteti i Zvicrës përveç se ka nxjerr shumë futbollist të njohur shqiptar, ku ne sot po krenohemi me të njëjtit, ku shtet ka nxjerr edhe shumë sportist që vijnë nga sportet luftarake. Njëri prej tyre është edhe strugani, Jetmir Sula, i cili me sportin MuayThai ka filluar qysh në moshën 13 vjeç dhe pas një karriere 13 vjeçare ai ka arrit të shpallet dy herë kampion i këtij vendi si dhe ka luftuar për titull të Evropës ku fatkeqësisht e humbi duke mos pasur edhe fat. Jeta e tij është interesante sepse bash në momentet kur ai duheshe të ngjitej në majat botërore atij i vijnë disa lëndime që pas një kohe u desh te largohet nga ringu, por ai nuk u dorëzua sepse në vitin 2012 hapi shkollën e tij “Thaibox gym Team Jetmir Sula” dhe deri tani ai ka arrit të nxjerr shumë kampion. Kështu në një intervistë për portalin për sporte luftarake “ArenaRing” ai ka shpreh edhe disa momente tjera interesante.
Nga cila moshë keni filluar të merreni me sport, dhe pse zgjodhët bash këtë sport ?
Sula: “Si fëmijë kam qen një djalosh shumë i lëvizshëm dhe jo i rehatshëm, i pasionuar edhe pas sporteve luftarake, kështu në moshën 13 vjeçare mu plotësua dëshira për tu marr me ndonjë sport luftarak dhe u regjistrova në klubin “Nathapong” i cili gjendet në Cyrih tek trajneri tajlandez Pong i cili është një ekspert i këtij sporti dhe një ndër të parët që ka sjell MuayThai në Zvicër”.
Pas sa muajve stërvitje u futët në ring dhe na tregoni diçka nga karriera juaj?
Sula: “Pas dy viteve ushtrime intensive trajneri im vendosi të më fut në ring. Kujtoj debutimi im ishte shumë i vështirë por pas një lufte shumë të fuqishme arrita të triumfoj dhe kjo ishte gëzimi im i parë në këtë sport me çka më jepi vullnet edhe të vazhdoj me intensitet edhe më të madh. Për këtë klub zhvillova mbi 40 lufta prej nga u shpalla dy herë kampion i Zvicrës në WPKC. Dua të ceki se në moshën 20 vjeçare madje unë isha luftëtar i A kategorisë – versionin profesional ku pas ca viteve mu dha mundësia të ndeshem edhe për titull Evrope me gjermanin Juhi Kehl që është një ndër thaiboxerat më të mirë, por fati nuk ishte në këtë përballje me mua dhe e humba ndeshjen. Pas kësaj, fatkeqësisht tek unë ndodhën disa lëndime të njëpasnjëshme dhe u desh në moshë shumë të re, 26 vjeç, ti them lamtumirë sportit aktiv. Por nuk ndalova këtu sepse hapa shkollën time”.
Në cilin vit hapët shkollën dhe a keni mbështetje ?
Sula: “Shkollën e Thaiboxit e kam hapur në vitin 2012 dhe mund të them lirisht se kam pasur shumë suksese dhe kam nxjerr shumë kampion, ndër ta që dua ti ceki janë shqiptarët Herolind Krasniqi i cili është një emër i respektuar në Zvicër që ka titullin e Zvicrës dhe Evropës si dhe Berat Osmani, Getuar Recaj ndërsa tek juniorët kam një djal shumë të talentuar Ilir Shabani i cili pritet shumë prej tij në të ardhmen. Për momentin kemi 35 student normal femra dhe meshkuj dhe jemi shumë aktiv nëpër galla që organizohet gati çdo muaj. Kushtet në klub nuk i kemi edhe aq keq, sepse këtu me punë mund të arrihet gjithçka. Sa i përket mbështetjes, nuk kemi edhe aq, por gjithçka që bëjmë është me financa vetjake. Klubi quhet Thaibox gym. Team Jetmir Sula dhe gjendet në Wiesenstrasse 33.8952, Schlieren Zurich”.
Sa është I zhvilluar ky sport në vendin ku jeton?
Sula: “Po ky sport është shumë i zhvilluar ku siq e ceka ma lart gati çdo muaj ka aktivitet dhe spektakle të ndryshe, dhe ne po mundohemi ti zgjedhim të njëjtat dhe normal varet edhe prej bashkëpunimeve që kemi”.
Ndjenja jote me e mire nga ky sport dhe me e keqja ?
Sula: “Ndjenja ime më e mira nga ky sport është kur por krijoj dita ditës miq dhe po njoftoj njerëz të rinj por ndjenjë e mirë për mua është edhe disiplina që kam krijuar për jëtë. Kurse ndjenja më e keqe e imja ishte kur nuk pata fat në duelin për titull Evrope dhe lëndimet që më ndodhën e ku duheshe të largohem nga ringu”. (arenaring)