Shkëndija morri atë që deshi ndaj Vardarit në Shkup (VIDEO)

Ndeshja e parë çerekfinale e Kupës së Maqedonisë midis Vardarit dhe Shkëndijës e zhvilluar në Shkup është mbyllur me barazimin 1:1, njofton “infOSport.mk”. Pas pjesës së parë të barapeshuar dhe pa gola, të dyja skuadrat shënuan gjatë 45 minutëshit të dytë, që dhuroi një futboll edhe më cilësor dhe më dinamik, për dallim nga pjesa e parë, ku të dyja skuadrat rastet e tyre i kërkonin përmes goditjeve nga distanca.

Besarti i shenon Vardarit

GOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOLBESART IBRAIMI KALON NE EPERSI SHKENDIJENVARDARI – SHKENDIJA 0:1(B. Ibraimi 64')

Публикувахте от infosport.mk в 21 февруари 2018 г.

Të parët që shënuan në këtë ndeshje ishin futbollistët e Shkëndijës, edhe atë falë bomberit të tyre, Besart Ibraimi, i cili pasi fitoi hapësirën e duhur përballë kundërshtarit të tij, me të majtën e tij arriti që në minutën e 64-të, të mposhtë portierin vendas Filip Gaçevski.

Huan Felipe, super gol ndaj Shkendijes

BRAZILIANI HUAN FELIPE ME NJE SUPER GOL BARAZON REZULTATIN NDAJ SHKENDIJESVARDARI – SHKENDIJA 1:1(H. Felipe 79')

Публикувахте от infosport.mk в 21 февруари 2018 г.

Felipe barazon rezultatin ne 1:1

Публикувахте от infosport.mk в 21 февруари 2018 г.

Epërsia minimale e Shkëndijës ishte valide deri në minutën e 79-të, atëherë kur në skenë doli brazilian Huan Felipe, i cili me një super gol nga gjuajtja e lirë shënoi për  barazim të rezultatit.

BESART IBRAIMI, SUPER GODITJE

BOMBA E IBRAIMIT ME TE MAJTEN E TIJ, TE CILEN GAÇEVSKI E DEVIJON VETEM NE RIVENIE KENDI

Публикувахте от infosport.mk в 21 февруари 2018 г.

Në vazhdim Shkëndija edhe njëherë tjetër u kanos përmes sulmuesit të saj Besart Ibraimi,  i cili nga e djathta lëshoi një predhë të vërtetë me të majtën e tij, por që u devijua në rivënie nga këndi nga ana e portierit vendas.

Penalti e dyshimte per Shkendijen?

KISHTE APO NUK KISHTE PENALTI???Futbollistet e SHkendijes pretendojne se Nikolla Gligorov ne kete rast kishte prekur topin me dore!?

Публикувахте от infosport.mk в 21 февруари 2018 г.

Një minutë para fundit të takimit Shkëndija u kanos sërish, kur përmes harkimit të Ferhan Hasanit, Gaçevski devijoi topin vetëm deri te Nikolla Gligorov, ku sipas pretendimeve të futbollistëve të Shkëndijës, futbollisti vendas në ato momente kishte prekur topin me dorë. Megjithatë edhe përkundër protestave të futbollistëve mysafir, Meçkarovski nuk tregoi në pikën e bardhë, ashtu që në fund skuadrat u ndanë me barazimin 1:1.

Po ky rezultat mes këtyre dy skuadrave u regjistrua edhe një javë më parë në ndeshjen e parë kampionale  të stinorit pranveror.

Ndeshja e kthimit midis Shkëndijës dhe Vardarit në Tetovë në program është me datë 7 mars.

Leave a Reply