Trajneri i Shkëndijës, Qatip Osmani pas ndeshjes së parë me Vardarin në kuadër të çerekfinales së Kupës të Maqedonisë ka komentuar përballjen. Osmani, barazimin 1:1 e vlerëson pozitiv për skuadrën e tij dhe beson që në Tetovë do të marrin biletën për në gjysmëfinale.
“Sigurisht se është rezultat pozitiv 1:1, edhe pse nëse i realizojmë ngjarjet në fushë, mendojë se Shkëndija prapë ishte më afër fitores. Ndoshta e humbëm shansin që në Shkup që ta vendosim kualifikim më tutje. Megjithatë është rezultat aktiv, i cili na jep përparësi në Tetovë dhe besojë që do të shkojmë në gjysmëfinale të Kupës”, tha Osmani pas ndeshjes.
Takimi i kthimit Shkëndija-Vardari zhvillohet me 7 mars në Tetovë.
Deklarata e trajnerit te Shkendijes, Qatip Osmani pas ndeshjes se pare çerekfinale te Kupes se Maqedonise ndaj Vardarit.
Публикувахте от infosport.mk в 21 февруари 2018 г.