Është mbyllur me rezultatin e fillimit pjesa e parë e takimit të parë çerekfinal midis Vardarit dhe Shkëndijës, që në këto momente po zhvillohet në arenën “Filipi i Dytë” në Shkup, njofton “infOSport.mk”.
Në një ndeshje të euilibruar, Shkëndija rastin e saj e kërkonte kryesisht përmes ndërprerjeve dhe goditjeve nga distanca përmes dyshes Hasani – Ibraimi, teksa në anën tjetër mbrojtja e Shkëndijës ishte në nivel të detyrës, duke ndalur tentativat e futbollistëve vendas, që gjithashtu në disa raste rrezikuan portierin Zahov me goditje nga distanca.
Kësisoj skuadrat pritet që të shpërthejnë gjatë pjesës së dytë, në të kundërtën edhe në ndeshjen e kthimit në Tetovë me 7 mars gjithçka do të niste nga fillimi.