Trajneri i Çelsit, Antonio Konte pas ndeshjes ka folur për mediat, duke thënë se ekipi i tij bërë lojë të mirë, ndërsa gabim i vetëm ishte ai i Andreas Kristiansen që i fali një top Barcelonës, me këta të fundit që e shfrytëzuan rastin për të barazuar rezultatin.
“Është i dhimbshëm barazimi dhe ka edhe pendim, pasi kur luan ndaj një klubi siç është Barcelona, duhet të jesh perfekt që të fitosh. Luajtëm nëntë nga dhjetë pjesë të lojës në mënyrë shumë të mirë, por pësuam nga një gabim. Tani na duhet një paraqitje e jashtëzakonshme në Kamp Nou”, tha Konte.
Ndeshja e kthimit ndërmjet Barcelonës dhe Çelsit do të zhvillohet me 14 mars.