Klubi i basketbollit Shkupi është duke e shfrytzuar në maksimum pauzën në elitën e basketbollit vendor, duke zhvilluar ndeshje kontrolluese me ekipe të ndryshme.
KB Shkupi së fundmi ka caktuar një ndeshje miqësore me Partizanin e Tiranes, e cila do të zhvillohet të shtunën në qytetin e Dibrës, duke filluar nga ora 17:00 në pallatin e sportit të quajtur ‘Dibra’.
Ndeshjet kampionale në Superligën e basketbollit në vend, fillojnë me 3 mars, me skuadrën nga Çairi që luan me Ohrin./InfOSport.mk