Roberto Firminjo i ka shpëtuar dënimit disiplinor pas incidentit me Mason Holgate të Everton ku braziliani u akuzua se ylli i Liverpool kishte bërë komente diskriminuese në derbin e Liverpulit, këtë e ka konfirmuar Federata Angleze.
Incidenti ndodhi gjatë takimit të FA Cup në Anfield më 5 janar, një ndeshje e fituar nga Liverpool me rezultatin 2-1 falë golit në minutat e fundit të Van Dijk.
Holgate shtyu Firminjo-n te reklamat dhe provokoi një sherr mes tyre.Dy lojtarët shkëmbyen fjalë dhe Holgate reagoi i nervozuar, duke pretenduar se Firminjo kishte përdorur një fjalor diskriminues.
Investigimi i FA investigoi 12 lojtarë dhe arbitrat, por askush nuk ka dëgjuar Firmino-n të përdorë ato fjalë.Firminjo ka pranuar në një intervistë se e kishte ofenduar në portugalisht, por insistoi se nuk ishin komente raciste.