Sulmuesi brazilian i Çelzit, Villian, ka zbuluar emrat e dy skuadrave për të cilat do ishte i gatshëm për të braktisur skuadrën angleze. Ai ëndërron që një ditë të luajë për Barcelonën ose Real Madridin, duke pohuar se nëse do vije një ofertë nga këto dy skuadra atëherë nuk do mund të ju bënte ballë.
Pikërisht me Barcelonën Vilian me Çelzin e tij do të takohen sonte në mbrëmje në ndeshjen e parë të 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve Europian, ku njëkohësisht nuk ka kursyer komplimentet për gjigantët e Spanjës.
“Mendoj se janë dy skuadrat më të mëdha në botë, Real Madrid dhe Barcelona. Janë klubet më të ndjekura”, ka thënë braziliani.
“Është ëndrra e të gjithëve të luajnë për një nga këto dy klube”, ka vazhduar ai. “Natyrisht, ka klube të tjerë të mëdhenj, si Çelzi, PSZH, etj. Por këto të dy janë ndryshe”.
29-vjeçari është kthyer në një lojtarë me kohë të pjesshme nga momenti që Antonio Konte ka marrë drejtimin e “Bluve”, por ai ka qenë një nga më të mirët në ndeshjen e Kupës së Anglisë të fituar 4:0 nga Çelzi kundër Hull të premten e kaluar.
Villian ka realizuar golin e parë dhe të tretë, por nuk dihet akoma nëse ai do të jetë titullar në ndeshjen e sotme kundër Barcelonës. I pyetur se ku mendon se do ta mbyllë karrierën, ai ka thënë: “Ndonjëherë mendoj për Korinthians. Do të më pëlqente ta mbyllja karrierën atje dhe të luaja të paktën edhe një vit tjetër”.