Portieri italian i Milanit, Xhanluixhi Donaruma është talenti më premtues dhe me më shumë gjasa për t’u bërë një kampion i madh në karrierën e tij sportive, mes të gjithë lojtarëve me moshë të re në kontinentin europian.
Observatori “CIES” i Futbollit ka monitoruar paraqitjet sezonale të lojtarëve me moshë nën 20 vjeç, në 22 kampionate të ndryshme të kontinentit të vjetër, duke identifikuar të rinjtë me më shumë perspektivë.
Studimi i bazuar në të dhënat e dy viteve të fundit vendosi në shkallën më të lartë të podiumit mbrojtësin ekstrem të Milanit.
“CIES” u bazua për përfundimet e tij, te minutat e luajtura nga secili futbollist, të krahasuara edhe në bazë të nivelit të kampionatit ku militojnë, si dhe rezultatet e klubit përkatës. Nga të gjitha këto algoritme, që futbolli nuk është mësuar, i riu me më tepër të ardhme është Donaruma.
Në vendin e dytë, mes talenteve që pritet të shpërthejnë në pak vite, është një tjetër portier, Alban Lafont, që mbron kuadratin e Tuluzës në kampionatin francez të futbollit.
Plotëson podiumin e më të mirëve një tjetër lojtar nga kampionati francez i futbollit, “Ligue 1”, sulmuesi Kylian Mbappe i Paris Sen Zhermenit, futbollist që kryeqytetasit do ta paguajnë 180 milionë euro në fund të sezonit, duke pasur parasysh se për momentin po luan në formë huazimi nga rradhët e Monakos. (Top-Channel)
1 – Gianluigi Donnarumma (AC Milan) |
2 – Alban Lafont (Toulouse) |
3 – Kylian Mbappe (PSG) |
4 – Christian Pulisic (Dortmund) |
5 – Malang Sarr (Nice) |
6 – Dayot Upamecano (RB Leipzig) |
7 – Tom Davies (Everton) |
8 – Matthijs de Ligt (Ajax) |
9- Kai Havertz (Bayer Leverkusen) |
10 – Ryan Sessegnon (Fulham) |