Në gjashtë vitet e fundit kjo do të jetë hera e pestë që në kuadër të Kupës përballen mes veti Shkëndija dhe Vardari, me tetovarët që kanë bilans pozitiv pasi ka eliminuar rivalin tre herë në katër edicione. Vardari i është gëzuar kualifikimit vetëm në sezonin 2014/2015 kur në Tetovë fitonte Shkëndija 2:1, mirëpo mundej 0:3 në Shkup. Në rastet tjera ka dal fituese Shkëndija.
Fillimisht në vitin 2013 Shkëndija preki finalen e Kupës pasi që eliminoi me dy barazime Vardarin (0:0 në Tetovë dhe 1:1 në Shkup), falë golit të shënuar si mysafir. Në sezonin 2015/2016 Shkëndija për herë të parë fitoi trofeun e Kupës, ndërsa në rrugën drejt finales eliminoi Vardarin në çerekfinale kur e mundi dy herë, fillimisht 3:0 në Çair dhe 2:1 në Gjorçe Petrov.
Vitin e kaluar kuqezinjtë nga Tetova luajtën në finale të Kupës, ndërsa në gjysmëfinale edhe një herë elimuan Vardarin pas fitores 3:1 në Shkup dhe humbjes 0:1 në Tetovë.
Tani ekipi shqiptar shpreson ta vazhdojë traditën, duke kërkuar rezultat pozitiv nga ndeshja e parë në Shkup të mërkurën në orën 14:00.