Shkëndija në fundjavë regjistroi fitore ndaj FC Shkupit në transfertë, ndërsa ky takim do të mbetet i veçantë edhe për mbrojtësin Ardian Cuculin. 30 vjeçari u rikthyer pas një pause të gjatë shkaku i lëndimit të pësuar në testin e 21 janarit me Ciryhun në Antalia. Ai në ndeshjen me Shkupin u përfshi në formacionin startues nga Qatip Osmani, ndërsa ishte më i miri në fazën defanzive, madje shënoi edhe golin e parë në minutën e 33-të.
Lojën e mirë të Cuculit e ka vlerësuar tejmase edhe ish futbollisti, Ardian Nuhiu në emisionin ‘Sportmania’.
“Në repartin e mbrojtjes të Shkëndijës, dallimin e ka bërë Cuculi që është rikthyer në ekip. Cuculi ka qenë në ndeshjen e djeshme pa asnjë gabim, thjesht figura qëndrore e repartit të mbrojtjes. Cuculi në pozitën e tij ka qenë shumë luftarak, preciz dhe shumë sigurtë, pasi në ndeshjen me Vardarin, mendojë që Cuculi ka munguar shumë”, ka thënë Arben Nuhiu në Sportmania.
Nuhiu në ‘Sportmania’: Cuculi figura qëndrore e mbrojtjes te Shkëndija! “Në repartin e mbrojtjes të Shkëndijës, dallimin e ka bërë Cuculi që është rikthyer në ekip. Cuculi ka qenë në ndeshjen e djeshme pa asnjë gabim, thjesht figura qëndrore e repartit të mbrojtjes. Cuculi në pozitën e tij ka qenë shumë luftarak, preciz dhe shumë sigurtë, pasi në ndeshjen me Vardarin, mendojë që Cuculi ka munguar shumë”, ka thënë Arben Nuhiu në Sportmania.
Публикувахте от Tv Shenja в 19 февруари 2018 г.