Portieri legjendar spanjoll, Iker Kasiljas, që nga koha kur u largua nga Reali i Madridit, nuk ka qenë në formën e tij më të mirë. Aktualisht ai është pjesë e skuadrës së njohur portugeze të Portos, mirëpo ka një kohë më të gjatë që ai nuk e ka vendin e titullarit te kjo skadër.
I pakënaqur me këtë situatë, Kasiljas po mendon largimin nga Porto, për të provuar një eksperiencë të re në kampionatin italian. Sigurisht, nuk bëhet fjalë për të nënshkruar me ndonjë ekip të madh, por për Kasijasin është e rëndësishme të luajë sërish.
Ndeshja e fundit për 36-vjeçarin daton më 1 tetor 2017, kundër Rio Ave në kampionatin portugez. Lajmi është konfirmuar nga mediet portugeze, që e shohin Kasijasin larg Portos ende pa u hapur merkatoja e verës, mirëpo kuptohet duke mos e bërë të ditur emrin e skuadrës, pasi në këtë drejtim nuk ka asnjë zhvillim për momentin.