Një ndeshje e fortë u zhvillua sonte në “Stemford Brixh” midis Çelzit dhe Barcelonës, skuadra këto që në fund barazuan me rezultatin 1:1. Pas pjesës së parë pa gola, ku në qendër të vëmendjes ishte braziliani Vilian me dy shtyllat e goditura, në pjesën e dytë, më saktësisht në minutën e 62-të kaloi në epërsi Çelzin, teksa për barazimin e rezultatit u përkujdes Lionel Messi, i cili në këtë mënyrë theu mallkimin në ndeshjet ndaj “bluve” të Londrës.
Rikujtojmë në 8 ndeshjet e deritanishme, argjentinasi në asnjë rast nuk i kishte shënuar skuadrës së Çelzit.