Bajerni i Munihut mund të themi lirisht se që sonte ka shkruar emrin në mesin e skuadrave çerekfinaliste të Ligës së Kampionëve. “Bavarezët” në ndeshjen e parë të 1/8 së finales në “Alianc Arena” mundi Beshiktashin me rezultatin 5:0, falë “dopietave” të Tomas Myler dhe Robert Levandovskit, si dhe një goli të shënuar nga Kingslej Koman. Në këtë fitore të madhe të ekipit gjerman, ndoshta ndikoi edhe kartoni i kuq i kroatit Vida, që në minutën e 16-të.