Numri një i Shtëpisë së futbollit Evropian, Aleksandar Çeferin javën që lamë pas ishte në vizitë në Shkup. Ai në një intervistë ekskluzive për Federatën e futbollit të Maqedonisë që është publikuar sot ka folur për shumë çështje të futbollit, ndërsa fillimisht ka sqaruar idenë për kompeticionin më të ri, Ligën e Kombëve dhe pozitën e mundësitë e Maqedonisë në këtë garë.
“Ajo do të jetë garë fantastike. Maqedonia realisht nëse nuk është më e forta, ajo është njëra ndër më të fortat përfaqësuese në Ligën ‘D’ dhe ka mundësi të mira që të kualifikohet në Kampionatin Evropian 2020. Këtë Ligë e kemi bërë për përfaqësueset e vogla që të kualifikohen në Evropian, pasi çdo herë kemi pasur ankesa se nuk mund të arrijnë kualifikimin përmes eliminatoreve. Dhe këtë e kemi zgjidhur, tashmë Gjermania nuk mund luajë me San Marinon. Por ekipet e mëdha do të përballen ndërmjet veti, të voglat do të arrijnë kualifikimin dhe në Evropian do të luajnë së bashku”, është shprehur presidenti i UEFA-së, Aleksandar Çeferin.
Çeferin gjithashtu ka prekur edhe temen e trukimeve të ndeshjeve, për të cilin është një problematik shumë e madhe që i ndodhë futbollit.
“Unë mendojë që trukimet e ndeshjeve janë kancer i futbollit. Ky është problem shumë i madh. Ne kemi repart të ri dhe të veçant të “Mbrojtja e futbollit”, me të cilën luftojmë kundër ndeshjeve të trukuara. Mirëpo ne jemi insituticion represiv, ne nuk mund të mbyllim njerëz në burgje, ne nuk mund të përgjogjme telefonata, por këtë duhet ta bëjë shteti. Ne mundohemi të kemi kontakte me shtetet dhe me policinë e shteteve të ndryshme, t’iu japim të dhëna për ndeshje të dyshimta dhe nëse ata nuk reagojnë, atëherë ne dalim publikisht dhe tregojmë që ne kemi bërë punën tonë, por shteti nuk e ka bërë atë që duhet ta bëjë”, ka thënë Çeferin.
I pari i UEFA-së gjithashtu ka sqaruar se nuk ka asgjë konkrete rreth ligës regjionale, ndërsa mbetet vetëm si ide me shumë dilema dhe çështje të pasqaruara.