Skuadra e Bolonjas ka marrë një goditje të rëndë, pasi u mësua se Rodrigo Palasio ka dëmtuar shpinën dhe se do ti mungojë skuadrës për plotë 4 javë.
Argjentinasi u lëndua gjatë një seance stërvitore, ndërsa pas kontrolleve mjekësore u caktua edhe koha e rikuperimit të tij.
36-vjeçari gjatë këtij sezoni me fanellën e Bolonjas ka regjistruar 19 ndeshje në Serie A, ku ka shënuar edhe 4 gola dhe ka asistuar në dy gola të tjerë të shënuar nga ana e bashkëlojtarëve të tij. Bolonja pas 25 javëve të kaluara në elitën e futbollit italian, renditet në pozitën e 13-të me 30 pikë të tubuara.