Barcelona arrinë marrëveshje me talentin brazilian

Skuadra e njohur spanjolle e Barcelonës ka arritur marrëveshje me skuadrën braziliane të Gremios për transferimin e mesfushorit Artur në “Kamp Nou” njoftojnë mediat spanjolle, përcjellë “infOSport.mk”.

“Katalunasit” për shërbimet e talentit 21-vjeçar do të paguajnë 40 milion euro, 30 milion prej të cilave do i paguante menjëherë teksa 10 milion të tjera varësisht prej përmbushjes së kushteve në lidhje me ndeshjet e zhvilluara të brazilianit.

Artur, i cili për momentin po rikuperohet nga një dëmtim në kavilje, do të mbetet te Ggremio deri në fund të vitit 2018-të, ndërsa Barcelonës pritet ti bashkohet në janar të vitit 2019-të.

Mesfushori ende nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje për ekipin e parë të Brazilit, edhe pse në shtator për herë të parë morri ftesë nga ana e trajnerit Tite.

Ai deri më tani ka zhvilluar ndeshje me Kombëtaren e Brazilit U17 dhe U20.

Leave a Reply