Admir Mehmedi bëhet me trajner të ri te Volfsburgu

Bruno Labadia është trajneri i ri i skuadrës gjermane të Volfsburgut, pjesë e së cilës skuadër nga janari i këtij viti është edhe futbollisti nga Gostivari, Admir Mehmedi, njofton “infOSport.mk”.

Labadia në postin e trajnerit do të zëvendësoj Martin Shmid, i cili dha dorëheqje të papritur gjatë ditës së djeshme.

52-vjeçari Labadia, i cili më herët ka drejtuar edhe skuadrat si Bajer Leverkusen, Hamburg, Shtugart, Ggrojterfurt dhe Darmshtadt, me “ujqërit” ka nënshkruar kontratë deri verën e vitit 2019-të. Volfsburgu aktualisht ndodhet në pozitën e 14-të në Bundesligë me 24 pikë të tubuara.

Leave a Reply