Një ngjarje e veçantë na vjen nga Anglia, kur është në pyetje futbolli. Në ndeshjen e së shtunës midis Grays AFC dhe Withiam Town në kuadër të ligave të ulëta, ndodhi diçka e pazakontë. Skuadrën mysafire në këtë ndeshje e përkrahte vetëm një tifoz, i cili edhe pse i vetëm dhuroi spektakël, duke marrë vëmendjen e të gjithëve në stadium.
Në fund skuadra e tij pësoi disfatë të thellë 4:1, mirëpo megjithatë kishte rastin ti gëzohet një goli të shënuar nga ana e futbollistëve të skuadrës së tij të zemrës.
Skuadra e Withiam renditet në vendin e 17 të kampionatit pas kësaj humbje, megjithatë është 11 pikë larg rënies nga kategoria, teksa Grays falë fitores së thellë tashmë renditet në pozitën e 11-të me 46 pikë.