Dueli i parë i çerekfinales në Kupën e Maqedonisë ndërmjet Shkëndijës dhe Vardarit do të sjellë edhe përballjen ndërmjet Alma Vakilit dhe Maksim Maksimovit. Që të dy futbollistët gjatë verës përfaqësuan Trakain e Lituanisë në eliminatoret e Liga Evropës, ndërsa tani që të dy janë pjesë e kampionatit të Maqedonisë, me Maksimovin që më shumë se 6 muaj është akomoduar te Vardari, ndërsa Vakili te Shkëndija erdhi në merkaton e janarit.
Vakili u aktivizua për herë të parë me “kuqezinjët” tetovar të dielën në transfertën ndaj Shkupit që u zhvillua në “Boris Trajkovski” të Maxharit, duke luajtur vetëm disa minuta, ndërsa pritet që në ndeshjen e së mërkurës përballë Vardarit, trajneri Qatip Osmani t’i jep shansin e titullarit Vakili, që do të jetë interesant një duel ndaj ish lojtarit të skuadrës të Trakait, Maksimov. /InfOSport.mk