Cuculi golin ndaj FC Shkupit ia dedikon stafit mjekësor (VIDEO)

Shkëndija të dielën shkëlqeu në takimin e javës së 20-të në elitën e futbollit vendor, duke mundur FC Shkupin në transfertë me rezultatin 0:3, njofton “infOSport.mk”. Dyshja Hasani-Ibrahimi sërish ishte në element, ndërsa në listën e golashënuesve u regjistrua edhe mbrojtësi i majtë, Ardian Cuculi.

Pikërisht për këtë të fundit ky takim ishte i veçantë, pasi 30-të vjeçari vinte pas një pauze të gjatë shkaku i lëndimit të pësuar në testin e 21 janarit me Cyrihun në Antalia dhe dy-tre javët e kaluara ishte me terapi intenzive për rikuperim.

Me Vardarin nuk u rrezikua dhe qëndroi në pankinë, ndërsa ishte ndër më të mirët me Shkupin kur përveç detyrave të suksesshme në fazën difenzive pikërisht goli i tij në minutën e 33-të hapi rrugën drejt fitores bindëse 0:3.

Për Cuculin kjo ishte mënyra më e mirë e mundshme për tu rrikthyer në terren, ndërsa në një intervistë për kanalin e klubit flet për mënyrën si e përjetoi këtë periudhë, dedikimin për golin dhe ecurinë e skuadrës.

 

Leave a Reply