Reprezentuesi i Maqedonisë, Besir Demiri është përfshirë në formacionin e javës në elitën e futbollit të Ukrainës. Portali “Footboom.com” ka vlerësuar më të mirët e xhiros së 20-të me shqiptarin që figuron në formacion së bashku me shokun tjetër të skuadrës Mariupol, Borjaçuk.
Në 11-shen ideale së bashku me Demirin, janë përfshirë edhe Ferreira, Marlos, Kulaç, Cingankov, Patrik, Tjamçik, Parcvanir, Oshipko dhe portieri Penjkov. Trajner i xhiros është vlerësuar Nikolai Kostov nga ekipi Stal./InfOSport.mk