Treshja ofenzive e Realit të Madridit, Garet Bejll, Karim Benzema dhe Kristiano Ronaldo, ndryshe e njohur si BBC, nuk është ajo treshe e frikshme që ishte dikur.
Një gjë të tillë ka analizuar gazeta “katalunase”, Sport. Sipas kësaj të fundit Zinedin Zidan tashmë e ka të qartë se më shumë suksese do të ketë nëse do të llogariste në treshen, Kristiano Ronaldo, Marko Asensio dhe Isko.
“Si çdo gjë që ka afatin e saj, ashtu edhe BBC, që duket si një jogurtë i thartë me afat të skaduar. Kështu në shikim ndoshta duket mirë dhe është e vështirë për ta dalluar, mirëpo nëse të njëjtën ta servojnë për një javë, atëherë duhet të marrësh vendimin e duhur” – shkruan “Sport” në një artikull të saj.
Edhe vetë trajneri i Realit e ka kuptuar tashmë se gjërat kanë ndryshuar, shtoi në shkrimin e saj gazeta “katalunase”, Sport.
Në këtë drejtim ata imponojnë një shkurtesë të re të emrave të futbollistëve – CIA, që korespondon me emrat e Kristiano Ronaldos (Cristiano), Iskos dhe Asensios.
Në transfertën e së dielës ndaj Betisit, trajneri Zidan la në stol Benzeman, ndërsa sipas “Sport” sulmuesi francez dhe Bejll kanë zhgënjyer te Reali i Madridit muajve të fundit. Benzema në lojë u inkuadrua vetëm në çastet e fundit, mirëpo kjo i mjaftoi për të shënuar golin e fundit për Realin, duke konfirmuar fitorene skuadrës së tij me rezultatin 5:3.