Ançeloti refuzon PSZH-në, mendon për Premierligën angleze

Ish trajneri i Çelzit, Karlo Ançeloti ka refuzuar të marrë drejtimin e Paris Sen Zhermenit, njofton “Mirror”, përcjellë “infOSport.mk”. Sipas të përditshmes angleze italiani nuk do të zëvendësojë Unaj Emerin te PSZH-ka, pasi dëshira e tij është që të rikthehet në Angli.

Ançeloti mund të rikthehet te Çelzi pas përfundimit të këtij sezoni, ku do të zëvendësonte bashkëpatriotin e tij, Antonio Konte.

Strategu italian pjesë e skuadrës londineze nga “Stemford Brixh” ishte edhe në periudhën 2009-2011, kur me Çelzin u shpall kampion i Anglisë, fitoi FA Kupën, ndërsa gjithashtu edhe Super Kupën e Anglisë, ndryshe e njohur si “Kjomuniti Shilld”.

Për herë të fundit strategu 58-vjeçar ishte në krye të Bajernit të Munihut, nga drejtuesit e së cilës skuadër gjatë shtatorit të vitit të kaluar u la i lirë.

Leave a Reply