Shkëndija pa Egzon Bejtullain ndaj FC Shkupit

Sot në stadiumin “Boris Trajkovski” në Maxhari në program është derbi ndeshja midis dy skuadrave shqiptare, FC Shkupit dhe Shkëndijës, njofton “infOSport.mk”.

Shkupi vjen në këtë ndeshje pas asaj fitoreje bindëse ndaj Akademia Pandev, teksa Shkëndija pas barazimit 1:1 ndaj Vardarit në Tetovë.

Pikërisht në këtë ndeshje një ndër futbollistët më të mirë të skuadrës tetovare në repartin difenziv,  Egzon Bejtullai u ndëshkua me kartonë të verdhë, që do i pamundësojë atij që të paraqitet në përballjen e sotme ndaj FC Shkupit.

Kartoni i verdhë ndaj Vardarit ishte i 5-ti për Bejtullain gjatë këtij edicioni, që automatikisht bënë që futbollisti të pauzojë në një ndeshje.

Leave a Reply