Vardari ka regjistruar fitoren e parë në stinorin pranveror, pasi në ndeshjen e tyre të dytë në arenën “Filipi i Dytë” mundën Pobedën me rezultatin e pastërt 3:0, njofton “infOSport.mk”. Mysafirët nga Prilepi i bënë ballë skuadrës kampione vetëm deri në minutën e 38-të, atëherë kur në skenë doli dyshja Felipe – Barsegian, me këtë të fundit i cili shfrytëzoi devijimin e topit nga ana e portierit Tofiloski pas goditjes së brazilianit dhe nga afërsia shënoi për 1:0.
Ishte ky rezultati i pjesës së parë, ndërsa në pjesën e dytë fjalën kryesore e pati rezervisti Maksim Maksimov, i cili realizoi dy gola të tjerë (73’, 90’) për rezultat përfundimtarë, Vardari 3, Pobeda 0. Me këtë fitore Vardari vazhdon të shpresoj ende tek titulli, duke rujatur distancën e 8 pikëve ndaj Shkëndijës, që kryeson renditjen me 50 pikë, teksa në anën tjetër tashmë Pobeda dukshëm rrezikon rrënien nga Liga e Parë, duke u renditur vetëm në pozitën e para fundit me 20 pikë, 9 më shumë se skuadra e fundit të tabelë, Skopje që sot barazoi në transfertën në Strumicë ndaj Akademia Pandev.
Në ndeshjet tjera Shkëndija në derbin e javës së 20-të mundi FC Shkupin, Pelisteri në një super ndeshje ngadhnjeu ndaj Rabotniçkit në Manastir, teksa gjatë ditës së shtunë Renova dhe Sileksi në Tetovë barazuan pa gola.
LPFM, Java XX |
||
A. Pandev | 0 – 0 | Skopje |
Pelister | 3 – 2 | Rabotniçki |
Shkupi | 0 – 3 | Shkëndija |
Vardari | 3 – 0 | Pobeda |
E shtunë | ||
Renova |
0 – 0 |
Sileksi |