Atletiko Madridi i është afruar sërish në vetëm 7 pikë Barcelonës, pasi sot në ndeshjen e javës së 24-të në teren vendas mundi Atletik Bilbaon me reuzltatin 2:0, njofton “infOSport.mk”.
Rezervisti Kevin Gameiro dhe Diego Kosta shënuan golat për “jorganxhinjët” në pjesën e dytë. Francezi u regjistrua në listën e golashënuesve në minutën e 67-të pas një pasimi të saktë nga ana e bashkëkombasit të tij, Antuan Griezman, teksa në minutën e 80-të Diego Kosta përfundoi me sukses një kundërzbritje, ku sërish në qendër të vëmendjes ishte Gameiro që udhëhoqi të njëjtin aksion.
Me këtë fitore Atletiko Madridi tuboi 55 pikë dhe vazhdon të jetë në ndjekje të Barcelonës, teksa Atletik Bilbao mbetet në pozitën e 14-të me 28 pikë të tubuara.