Ndeshja ndërmjet Vardarit dhe Pobedës megjithatë do të zhvillohet në arenën “Filipi i Dytë” dhe jo në stadiumin e Gjorçe Petrovit, duke pasur parasysh se fusha e kësaj të fundit nuk i plotëson kushtet për ndeshje të elitës së futbollit vendor.
Nga tabori i Vardarit fillimisht këtë ndeshje e kishin paralajmëruar për në Gjorçe Petrov, mirëpo për shkak problemeve me fushën, erdhi deri te ndryshimi i fushës.
Vardari në ndeshjen e parë të stinorit pranveror si mysafir barazoi 1:1 me Shkëndijën, ashtu që vetëm një fitore eventuale ndaj skuadrës nga Prilepi do të mbante në lojë ata për titullin e kampionit.
Në anën tjetër Pobeda barazoi 1:1 në derbin e Pellagonisë kundër Pelisterit, ndërsa vlen të theksohet se skuadra nga Prilepi gjatë afatit kalimtarë të dimrit ishte ndër skuadrat më aktive, duke transferuar plotë 11 emra të rinj.
Ndeshja midis Vardarit dhe Pobedës në program është të dielën me fillim në ora 14:00, ndërsa drejtësinë do të ndajë arbitri nga Negotina, Petar Mantev.