Renova dhe Sileksi takohet sot në orën 14:00 në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 20-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë. Para kësaj ndeshje për mediat ka folur futbollisti i Renovës, Stefan Kostov, i cili ka dhënë komentin e tij për këtë sfidë.
“Ndaj Sileksit shpresojmë dhe presim që t’i marrim 3 pikët, të cilat do të na rritin shansin për në vazhdimin e kampionatit, por edhe asaj në Kupën e Maqedonisë. Kemi edhe ndeshjen e Kupës, mirëpo në planë të parë e kemi përballjen me Sileksin”, ka thënë futbollisti i Renovës, Kostov.