Pandev i shënon Interit, thellon krizën e ish skuadrës së tij (VIDEO)

Goran Pandev ka vazhduar me formën e mirë gjatë këtij sezoni në ndeshjet e “Serie A”, duke shënuar gol në fitoren 2:0 të Xhenoas ndaj Interit, njofton “infOSport.mk”. Reprezentuesi maqedonas shënoi golin e dytë në minutën e 59-të, pasi paraprakisht Xhenoa kishte avansuar pas autogolit të Ranokia.

Kësisoj vazhdoi seria e golave të shënuar nga Pandev ndaj ish skuadrave të tij, duke pasur parasysh se dy javë më parë, Pandev i shënoi edhe Lacios në atë fitore 1:2 në “Olimpiko”.

Me këtë fitore Xhenoa ngjitet në kuotën e 30 pikëve dhe aktualisht mban pozitën e 12-të në renditje, teksa Interi mbetet në pozitën e katërt me 48 pikë.

Në dy ndeshjet e zhvilluara gjatë ditës, Kievo mundi Kaljarin me rezultatin 2:1, teksa Roma në transfertë shënoi fitore 0:2 ndaj Udinezes.

Leave a Reply