Skuadra e Monakos ka vazhduar me formën e saj të mirë në “Ligue 1” edhe në ndeshjen e javës së 26-të si vendas përballë Dizhon.
Skuadra e trajnerit Zhardim shënoi fitore 4:0 falë golave të shënuar nga Balde Keita (13’), Fabinjo (69’) nga pika e bardhë, Markosh Lopez (89’) dhe Kamil Glik (93’).
Në këtë mënyrë Monako regjistroi edhe fitoren e tretë të njëpasnjëshme në kampionat dhe ndeshjen e saj të 11-të që nuk dinë për disfatë.
Me këtë fitore Monako përforcon pozicionin e saj në vendin e dytë të renditjes me 56 pikë, 9 më pak se Paris Sen Zhermeni i vendit të parë, teksa Dizhon me 31 pikë mban pozitën e 12-të.