Maruan Fellaini do të transferohet te gjigandët turq të Galatasarajit. Një gjë të tillë pohojnë mediat turke, sipas të cilave mesfushori belg gjatë verës do të veshë fanellën e skuadrës së njohur turke që udhëhiqet nga Fatih Terim.
Pikërisht ky i fundit thuhet se ka bindur Fellainin që të transferohet në Stamboll, ku pritet që me Galatasarajin të nënshkruajë një kontratë 4-vjeçare, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.