Napoli po bën një paraqitje të shkëlqyer në Seria A, por në Liga Evropa është befasuar nga Lajpcingu, duke u mundur në shtëpi 1-3. Asnjë gol në pjesën e parë, po në të dytën u shënuan plotë katër të tillë. Ishte Napoli që realizoi fillimisht dhe u krijua ideja që do të ishte një fitore e pastër e italianëve dhe trajneri largoi nga fusha e lojës edhe Hysajn, por nuk rezultoi kështu.
Lajpcingu përmbysi gjithçka, madje duke shënuar 3 gola. Tashmë për Napolin bëhet mjaft i vështirë kalimi në fazën tjetër të Europa League edhe pse kanë mbetur edhe 90 minuta për t’u luajtur.