Gratë e Di Marias dhe Silvas sulmojnë trajnerin e PSZH-së, Unai Emeri!

Gratë e Di Marias dhe Thiago Silva shpërthejnë kundër trajnerit të PSG-së, Unai Emery. Ato nuk e kanë kapërdirë dot mosaktivizimin e bashkëshortëve të tyre në “Bernabeu”, edhe pse ishin në një formë mjaft të mirë sportive.

Jorgelina Cardoso, bashkëshortja e Di Maria, la në rrjetet e saj sociale një mesazh të helmuar për Emery, pas injorimit të argjentinsit në ballafaqimin me Real Madridin, në Champions. “Përpjekjet tuja + puna shtesë, + golat, + asistet, + fakti që je në formën më të mirë, e barabartë me një vend në stolin e rezervave. Më sa duket gratë nuk ditkan asgjë për futboll. Forca Paris!” – shkruan Jorgelina Cardoso.

Mirëpo, gruaja e Di Marias nuk ishte e vetmja, që sulmoi trajnerin Emery përmes rrjeteve sociale, pas disfatës së PSG-së në ndeshjen e parë të 1/8 finale të Ligës së Kampioneve. Belle Silva, gruaja e Thiago Silva, gjithashtu, kritikoi trajnerin bask, pasi braziliani nuk luajti asnjë minutë të vetme. “Taktikat? Çfarë taktikash?” – shkroi ajo në rrjetet sociale.

Leave a Reply