Arbitri nga qyteti i Strumicës, Marjan Gocevski do ta ndajë drejtësinë në takimin e xhiros së 20-të në elitën e futbollit vendor ndërmjet, Shkupit dhe Shkëndijës. Kështu ka vendosur Federata e futbollit të Maqedonisë, që për këtë përballje të dy skuadrave shqiptare në LPFM, kryesor të jetë Gocevski, me ndeshjen që do të luhet të dielën në stadiumin “Boris Trajkovski” në lagjen Maxhari, duke filluar nga ora 14:00.
Për ndeshjet tjera, Faton Mustafi është përcaktuar të referojë në takimin Akademia Pandev-Skopje, Konstantin Vlaho do të ndajë drejtësinë te përballja e nesërme ndërmjet Renovës dhe Sileksit, Stojançe Stojanov gjykon ndeshjen Pelisteri-Rabotniçki, ndërsa te Vardari-Pobeda, gjykues kryesor do të jetë Petar Mantev.