Federata Shqiptare e Futbollit ka reaguar në lidhje me raportin e inspektorëve të UEFA-s përsa i përket çështjes Skënderbeu. Nëpërmjet një komunikate për shtyp,FSHF ka bërë të ditur se është vënë në dijeni në lidhje me dokumentin që i është drejtuar Komisionit të Disiplinës dhe shtoi se bëhet fjalë për një relacion të inspektorëve të UEFA-s dhe jo për një vendim disiplinor.
Në të njëjtën kohë, FSHF theksoi se po e ndjek me vëmendje këtë çështje, duke shtuar se është diçka i përket drejtpërdrejt Skënderbeut dhe UEFA. Në të njëjtën kohë, Federata Shqiptare e Futbollit bëri të ditur se do të jetë e hapur ndaj çdo vendimi disiplinor që mund të vijë në rrugë zyrtare nga UEFA për rastin e Skënderbeut.