Dy futbollistë të suksesshëm dhe praktikues të fesë islame. Nehar Sadiki e Gëzim Krasniqi janë parë sot, duke e falur namazin e xhumasë. Dy mbrojtësit e “romantikëve” duket se janë të lidhur ngushtë edhe në aspektin fetar, ndërsa këtë të premte ishin prezent në xhaminë “Mustafa Pasha” të Shkupit për të kryer obligimin fetar.
Kujtojmë se Sadiki që vjen nga qyteti i Kumanovës, në të shumtën e rasteve kur shënon gol, feston me sexhde.