Ashtu si ka bërë të ditur “FcInterneës.it”, Bayern Mynih dhe Çelsi i janë shtuar listës së skuadrave të mëdha në garë për të marrë shërbimet e Mauro Ikardi në verën e ardhshme, duke nisur konkurrencën me Real Madrid, Paris Sen Zhermen dhe vetë klubin e Inter që ka si synim kryesor rinovimin e kontratës me kapitenin nga Argjentina.
Inter synon të “blindojë” qendërsulmuesin duke i ofruar 7.5 milionë euro në sezon për katër vitet e ardhshme, por duket se Icardi ka kërkuar 10 milionë euro edhe kjo ma bërë që Bayern, Real apo PSZH të nisin të mendojnë për blerjen e tij. Në muajin ardhshëm pritet që menaxherja e lojtarit, bashkëshortja e tij, Ëanda Nara të takohet me të gjithë të interesuarit për të përcaktuar një herë e përgjithmonë të ardhmen e golashënuesit më të mirë të Inter.