Skënderbeu dënohet me plotë 10 vite mos pjesëmarrje në garat europiane.
Është pa dyshim ky një vendim që nxin futbollin në Shqipëri dhe vetë klubin kprçar, që viteve të fundit u shndërrua në simbol të shqiptarëve, kur ishin në pyetje garat europiane të futbollit.
“Rubrika Sportive”, emision ky që transmetohet në Radio Televizionin shqiptarë, ka publikuar edhe vendimin e marrë nga komisionet e UEFA-s në lidhje me dënimin e Skënderbeut.
Konfirmohet kështu dënimi 10-vjeçar për ekipin korçar, i dhënë që më 7 shkurt. Por jo vetëm kaq. Klubi “Skënderbeu” duhet të paguajë edhe një gjobë të majme prej një milionë eurosh.
Ajo që pritej tashmë është zyrtare dhe futbolli në Shqipëri merr kështu një goditje të fortë pak ditë pas zgjedhjeve në Federatën Shqiptare të Futbollit.