Në ditët e fundit po flitet gjithnjë e më shumë për një kalim të mundshëm të brazilianit Neymar Jr te Reali i Madridit. Megjithatë për të qetësuar tifozët e Paris Saint Germain ka menduar presidenti i klubit parizien Nasser Al-Khelaiffi i cili i intervistuar mbi këtë çështje pas përfundim të sfidës së parë të raundit të 1/8-ave të Champions League mes Los Blancos dhe parizienëve ka deklaruar se mundësitë që Neymar të transferohet një ditë te Reali i Madridit janë zero duke shtuar se është 2000% i sigurtë për këtë.