Derbi i dytë i javës së 19-të në elitën e futbollit vendor, dhe sërish midis një skuadre shkupjane dhe tetovare është mbyllur me barazim. Mirëpo për dallim nga ndeshja në Tetovë midis Shkëndijës dhe Vardarit që u mbyll me rezultatin 1:1, ndeshja tjetër në arnenë “Filipi i Dytë” midis Rabotniçkit dhe Renovës u mbyll me barazim pa gola, njëjtë sikurse edhe ndeshja e parë e zhvilluar mes këtyre dy skuadrave në Shkup me 12 gusht të vitit të kaluar.
Me barazim, mirëpo me nga një gol të shënuar u mbyll edhe derbi i Pellagonisë midis Pobedës dhe Pelisterit i zhvilluar në Turnovë të Strumicës.
Borçe Manevski, ish futbollisti i Pobedës në minutën e 9-të kaloi në epërsi Pelisterin, teksa nuk zgjati shumë dhe vetëm dy minuta më pas Zoran Danoski barazoi shifrat në 1:1, rezultat ky që mbeti i pandryshuar deri në fund të takimit.
Ndeshja ndërmjet Sileksit dhe Skopjes që duheshe të zhvillohet në Kratovë, nuk u zhvillua për shkak mungesës së kushteve për lojë, pasi fusha e stadiumit ishte e mbushur me ujë pas të reshurave të shiut dhe herë pas herë të borës.
LPFM, Java XIX | ||
Pobeda | 1 – 1 | Pelisteri |
Rabotniçki | 0 – 0 | Renova |
Shkupi | 5 – 2 | A. Pandev |
Sileksi | U anulua | Skopje |
Shkëndija | 1 – 1 | Vardari |