Shënohet rasti i parë me doping në Lojërat Olimpike Dimërore që po mbahen në Pjong Çang (Pyongchang).
Patinatori japonez Kei Saito është konstatuar të ketë përdorur substancat e ndaluara acetalozamide, ndërsa me të mësuar një gjë të tillë, agjentët e antidopingut i kanë kërkuar që të largohet nga Fshati Olimpik, duke e përjashtuar në këtë mënyrë nga aktiviteti.
21-vjeçari Saito, i cili është i pari sportist japonez që konstatohet të ketë përdorur substanca të ndaluara në Lojërat Olimpike, rezultoi pozitiv në testin e bërë përpara fillimit te aktivitetit.
“Do të luftoj për të provuar që jam i pafajshëm. Jam i surprizuar, sepse nuk kam përdorur asnjëherë substanca dopingu”, – kishte thënë japonezi, Kei Saito.