Futbolli turk është tronditur nga një ngjarje e rëndë që ka ndodhur në një nga ndeshjet e Ligave amatore.
Bëhet fjalë për ndeshjen që Yeni Çanspor zhvillonte ndaj Sultangazi, në të cilën pas përfundimit të saj ndodhi një rrahje masive, ku viktima ishin futbollistët mysafir që u rrahën shumë rëndë nga ana e tifozëve vendas.
Ndeshja në fjalë u mbyll me rezultatin e barabartë 2-2, ndërsa kanë qenë tifozët vendas ata që u futën në fushë dhe filluan të godisnin futbollistët miq, të cilët shpëtimin e tyre shihnin në dhomat e xhveshjes, aty ku përmes videos më poshtë mund ti shihni gjithë ato pamje të tmershme nëpër të cilat kishin kaluar ata. Nga e gjithë kjo në fund më së keqi e pësuan 5 futbollistë, të cilët menjëherë janë dërguar në spital, edhe atë me dëmtime shumë të rënda.