Skuadra e Milanit ka shprehur interesim për talentin e Flamengos, Linkoln. Braziliani 17-vjeçar ka të shënuar 9 gola në 18 ndeshje për ekipin kombëtar U17 të Brazilit, me ç’rast ka tërhequr vëmendjen e drejtorit sportiv të “rossonerëve”, Masimiliano Mirabeli.
Megjithatë për shërbimet e tij Milani do të duhet të paguajë 30 milion euro, aq sa është edhe klauzola e tij për largimin eventual nga Flamengo.
Për shërbimet e talentit brazilian njëkohësisht interesohet edhe skuadra kampione e Juventusit, mirëpo shuma e lartë që kërkon Flamengo, ka bërë që ata të tërhiqen nga gara.