Arijan Ademi është në formë të jashtëzakonshme, ndërsa mediat në Kroaci besojnë se ai është “fajtori” kryesor për ngritjen e Dinamo Zagrebit.
Pas kthimit të tij nga pezullimi , Ademi në 10 ndeshje me Dinamo Zagrebin ka shënuar 3 gola, ndërsa për herë të parë në karrierën e tij, ndaj Osjekut shënoi 2 gola.
“Ja edhe kjo ndodhi për herë të parë. Ndjehem mjaft mirë fizikisht dhe jam i përgatitur maksimalisht për të gjitha sfidat,” ka thënë Ademi për mediat kroate, të cilat kanë thurrur fjalë miradie për lojën e mesfushorit shqiptarë në radhët e Dinamos.
E përditshmja kroate “24 Çasa” shkruan se Ademi është Faktor kyç për skuadrën kroate.