Ish futbollisti Burhan Emurllai, ka folur para derbit Shkëndija-Vardari që do të zhvillohet të mërkurën në kuadër të xhiros së 19-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë.
Sipas tij skuadra tetovare, këtë sfidë duhet ta marrë me “gjakftohtësi” dhe shtruar si ndeshjet tjera të kampionatit, nëse dëshiron që t’i arrijë pikët e dëshiruara.
“Dueli me Vardarin duhet të shohim të mërkurën. Në përgjithësi kemi një ndeshje të parë që kishim në Shkup, që dy herë ishte në avantazh Shkëndija, por pak si psikoligjikisht ishte ndjerë, por në ndeshjet tjera shumë bindëse dhe shumë e motivuar, shumë e qetë, e merr atë që don në secilën ndeshje dhe ka një rritje për dallim me vitet e kaluara. Mirëpo duke pasur parasysh këtë ndeshje, Shkëndija-Vardar, unë kam pasur rastin të jem në të dyja anët, Vardari është ekip më i pjekur në krahasim me Shkëndijën, ne si ekip jemi pak më të ri, vetëm ky është dallimi. Euforia vjen nga kjo. Ndonjeherë nga dëshira e madhe për të fituar, digjemi. Prandaj këto ndeshje duhet të mirren më me gjakftohtësi”, – ka thënë ish futbollisti Burhan Emurllai në emisionin ‘Sportmania’ në TV Shenja.
Rikujtojmë që Emurllai pjesën më të madhe të karrierës së tij e kaloi pikërisht te Shkëndija, ndërsa një periudhë të shkurtë ishte gjithashtu pjesë edhe e Vardarit.