Futbollisti i Hull Sitit, Rajan Mason, i cili u dëmtua rëndë në kokë pas një përplasjeje me mbrojtësin e Çelzit, Geri Kehil, është tërhequr nga futbolli që në moshën e tij 26-vjeçare.
Mesfushori anglez nuk arriti dot të rekuperohej nga dëmtimi që pësoi në janar të vitit 2017-të, me ç’rast duheshe që ti nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjike në kafkë.
“Kam punuar shumë për t’u rikthyer. Fatkeqësisht, pas këshillave të ekspertëve, duhet të tërhiqem nga futbolli pasi dëmtimi shfaq rrezik. I falenderoj të gjithë ata që më kanë ndihmuar në rekuperim”, – shkroi në rrjetet sociale futbollisti anglez, i cili për fat të keq u desh ti thotë lamtumirë futbollit në moshën e tij më të mirë.