Kampionët e dimrit në elitën e futbollit vendor, Shkëndija, po bëhet gati për përballjen e xhiros së 19-të të Ligës së Parë të futbollit të Maqedonisë përballë Vardarit të Shkupit.
Interesimi i madh i publikut për këtë ndeshje ka bërë që drejtuesit “kuqezi” nga Tetova të marrin të gjitha masat për organizim të mirëfilltë të kësaj përballje të rëndësishme, ku Shkëndija me fitore eventuale do të shkonte në +11 pikë ndaj rivalit të saj të madh.
Për të eliminuar rëmujat e panevojshme dhe rradhët te stadiumi para fillimit të ndeshjes, drejtuesit e Shkëndijës prej sot në mesditë kanë nxjerrë në shitje biletat për këtë derbi ndeshje, dhe të njejtat të gjithë ata futbolldashës të interesuar mund ti sigurojnë në Fan Shopin zyrtar të klubit në qendër të Tetovës. Shitja do të vijojë edhe të martën dhe të mërkurën, ndërsa ditën e ndeshjes do të hapet edhe sporteli te stadiumi i qytetit. Çmimi për një biletë nga KF Shkëndija njoftojnë se do të jetë 100 denarë.
Ndeshja Shkëndija-Vardari luhet të mërkurën në stadiumin e qytetit në Tetovë, me fillim në orën 14:00.